Zyrtari serb që i frikësohet krijimit të “Shqipërisë Natyrale”

Lajme

Zyrtari serb që i frikësohet krijimit të “Shqipërisë Natyrale”

Më: 2 janar 2019 Në ora: 23:16
Milovan Drecun

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Serbi, po thotë se “Shqipëria e Madhe”, është në proces.

Ai shtoi se shumë shpejt pritet edhe bashkimi i kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kjo është joformale, por praktikisht është fshirë kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo tregon konceptin e Shqipërisë së Madhe, për ta modeluar bashkimin e territorit, dhe gjithashtu Edi Rama tha se do të bëjë të njëjtën me Maqedoninë”, thotë Drecun.

Sipas tij dialogu ndërmjet Kosoës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë pa tërheqjen e vendimit për taksën 100%.

“Ne kemi disa moment që tregojnë se ky vit mund të jetë pikë kthese për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, tha tutje ai.

“Shqiptarët do të përpiqen ta sjellin temën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, përfundoi Milovan Drencun.

Reagime të ashpra ka pasur nga Serbia, pas heqjes së kontrollit në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat