Fëmija i parë që lindi këtë vit në Preshevë është shqiptar, shpërblehet nga shteti serb

Lajme

Fëmija i parë që lindi këtë vit në Preshevë është shqiptar, shpërblehet nga shteti serb

Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:10
Nëna e lumtur është Ramize Elezi nga Bilaci

Në orët e para të mëngjesit të 1 janarit të Vitit të Ri, fëmija i parë ka lindur shqiptar në “Juzna Serbi” (Luginën e Preshevës). Ajo është një vajzë me peshë 4 kilogramë. Nëna e lumtur është Ramize Elezi nga Bilaci, fshat ky në mes Bujanocit dhe Preshevës, njofton “Presheva Jonë”

Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, ndihmëskryetari Aleksandar Stajiç dhe anëtar i këshillit të qytetit Miroljub Stankoviç i dhanë foshnjës së parëlindur, një kupon me vlerë prej 50,000 dinarësh.

Sipas të dhënave zyrtare në Serbi, në vitin 2018 lindën 1487 foshnje, 19 më pak se një vit më parë. Kur është fjala për natalitetin, shpesh mediat serbe kanë raportuar se shqiptarët në këtë drejtim, sidomos ata në Luginën e Preshevës, janë të avancuar, kurse serbët më mbrapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat