Super-arma kineze që mund të godasë armikun deri në 200 km largësi

Lajme

Super-arma kineze që mund të godasë armikun deri në 200 km largësi

Më: 3 janar 2019 Në ora: 22:13

Ajo që duket të jetë armë e parë detare në botë - një armë hipersonike e aftë për të gjuajtur predha deri në pesë herë në shpejtësinë e zërit - është paraqitur në një anije luftarake detare kineze.

Një foto e mjegullt, e postuar nga blogeri i mbrojtjes Haohan-Red Shark u shfaq në mediat sociale kineze javën e kaluar.

E njëjta anije e tipit 072II Yuting të klasit të anijeve u paraqit me të njëjtën armë në një port në një vend të panjohur marsin e kaluar.

Zhvillimi më i fundit në teknologjinë e luftës do të thotë se Kina është e para që ka zhvilluar një armë elektromagnetike, pavarësisht se ShBA i kushton miliona dollarë dhe më shumë se një dekadë për programin e vet në këtë fushë.

Një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se arma e Kinës do të ishte në gjendje të godasë 200 km larg me një shpejtësi prej 2.5 km për sekondë, raportoi ABC.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat