E përdhunuara nga paramilitarët serbë rrëfen tmerrin: Ai më ka kap dhe ka filluar të mi heq rrobat...

Lajme

E përdhunuara nga paramilitarët serbë rrëfen tmerrin: Ai më ka kap dhe ka filluar të mi heq rrobat...

Më: 4 janar 2019 Në ora: 05:30
Merita, nga një fshat i Kosovës

Një nga viktimat e përdhunimeve të luftës në Kosovës, është rrëfyer për Zërin e Amerikës.

Merita, nga një fshat i Kosovës jetonte me burrin dhe dy fëmijët e saj.

Forcat serbe në një moment kur ishte vetëm më fëmijët e morën atë dhe e përdhunuan deri në alivanosje.

“Ai më ka kap dhe ka filluar të mi heq rrobat, unë ka pas veshur një fund, ka nisur të më puth, ndërsa ai tjetri i ka thënë në gjuhën serbe lërma mua, apo saktësisht nuk e di, më ka zhveshur dhe më ka vendosur në një qoshe dhe ka filluar nga prapa, unë më nuk e kam ditur ku jam”, ka rrëfyer ajo.

Merita ka thënë të jetë zgjuar krejt e vetme në vendin e ngjarjes, ndërsa pas pak kohe një grua tjetër e kishte ndihmuar atë duke e mbuluar dhe dërguar pranë fëmijëvë të saj.

Ka 19 vjet që ajo e mban barrën e këtij sekreti e vetme, meqë asnjëherë nuk ka pasur guzimin të flas me dikë për këtë për shkak të frikës së paragjykimit.

Ajo ka treguar tmerrin që po përjeton edhe sot, problemet shëndetësore dhe problemet me familje.

Në Kosovë besohet se rreth 20 mijë persona kanë qenë viktima të përdhunimeve gjatë luftës. Shumica prej të mbijetuarave të kësaj dhune vazhdojnë të përballen me probleme shëndetësore që nga ajo kohë.

Ndërkohë, ato janë e vetmja kategori e ligjit për vlerat e luftës që nuk u mundësohen shërbimet shëndetësore falas brenda vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat