Të zbatohet ligji mbi ndalimin e duhanit nëpër ambientet e mbyllura të qytetit të Klinës

Lajme

Të zbatohet ligji mbi ndalimin e duhanit nëpër ambientet e mbyllura të qytetit të Klinës

Nga: Lekë Mrijaj Më: 4 janar 2019 Në ora: 06:21
Ilustrim

Ligji kundër pirjes se duhanit në qytetin e Klinës, nuk po respektohet në asnjë mënyrë siç është paraparë me ligjin në fuqi ( në letër ) mbi ndalimin e duhanit.

Nëpër të gjitha ambientet e mbyllura të qytetit të Klinës, duhani po lejohet të konsumohet lirshëm, që do të thotë se nëpër kafiteritë e qytetit shumë jo duhanpirës, të sëmurë të tjerë kronikë ( kardiakë ) e gra shtatëzëna janë duke pësuar nga mos respektimi i rregullorës mbi ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vendet publike.

Ligji në fjalë për kontrollin e duhanit që kishte hyrë në fuqi, pothuajse përmbi pesë vite më parë ( në maj të vitit 2013 ), pikërisht kishte filluar suksesshëm së zbatuari edhe në kafiteritë e qytetit të Klinës, mirpo si duket ka mbi katër vite që ky ligj mbi ndalimin e duhanit është harruar dhe mbetet vetëm figurativisht në letër nëpër sirtarët e drejtorive të ekzekutivit të komunës sonë.

Andaj lus organet kompetente të ekzekutivit klinas, që sa më parë të ndërmarrin masa konkrete në ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura ( kafiteri, restaurante... ) pikërisht të vëjnë në fuqi të plotë zbatueshmërinë e këtij ligji shumë specifik dhe po ashtu të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat