Në këtë fshat shqiptar nuk u festua Viti i Ri, ja arsyeja

Lajme

Në këtë fshat shqiptar nuk u festua Viti i Ri, ja arsyeja

Më: 4 janar 2019 Në ora: 06:27
Bresanë

Në asnjë rrugë apo shtëpi nuk u panë dekore dritash me rastin e festave të fundvitit.

Një gjë e tillë ka ndodhur në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më Jugperëndimor të Kosovës.

Në këtë zonë nuk festohet nata e ndërrimit të viteve.

Të gjithë banorët thonë se i përkasin besimit islam, dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Por ka një detaj që shkon përtej kësaj. Në dyqane nuk gjen as alkool.

Shitësit deklarojnë se shitjen më të madhe të gjërave të tjera si ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët, i kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat