Ljajiq: Rama i dërgon mesazh BE-së për të përshpejtuar rrugën evropiane të Shqipërisë

Lajme

Ljajiq: Rama i dërgon mesazh BE-së për të përshpejtuar rrugën evropiane të Shqipërisë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:25
Rasim Ljajiq

Kryeministri shqiptar Edi Rama, me deklaratat e tij për hapjen e kufijve së pari i dërgon një mesazh Bashkimit Evropian se nëse procesi i anëtarësimit të Shqipërisë nuk përshpejtohet, kthehet alternativa, e cila do të mblidhte të gjithë shqiptarët nën një kulm shtetëror, ligjor e politik.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri serb njëherësish ministër i Tregtisë Rasim Ljajiq.

” Brenda Procesit të Berlinit dhe CEFTA, tashmë kemi negociuar lehtësimin e tregtisë, tashmë kemi nënshkruar Protokollin 5 që nënkupton lehtësimin e ekonomisë, përveç Kosovës “, tha ai për Tv Prva duke shtuar se kjo nënkupton pranim i certifikatave të ndryshme dhe reduktim i priteve në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat