Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook ka shkruar lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt, dy vite më parë në Francë.
Ai thotë se, dy vite më parë me arrestimin e Ramush Haradinaj përgatitej tereni për ndarjen e Kosovës.
E ky plan sipas tij është i Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim Thaçit.
“Plani 'NORD DGSE_Franceze, BIA_Serbe, FSB_Ruse dhe Hashim Thaçit. Sot dy vite filloj operacioni sekret i arrestimit të Ramush Haradinajt, ku përgatitej tereni për ndemjen e Kosovës pasi planit Vuçiq _ Thaçit dhe i duheshin bashkëpunëtor dhe bashk fajtor tjerë. Ishte 4 janari i vitit 2017 kur në Aeroportin Ndërkombëtar Francezo-Zviceran Basel-Mulhouse Fribourg, u arrestua nga policia franceze lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë edhe kryeministër i Kosovës, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.!”, ka shkruar Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.