Vazhdon tortura për mërgimtarët, 6 orë pritje në Merdare

Lajme

Vazhdon tortura për mërgimtarët, 6 orë pritje në Merdare

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:06
Merdarë

Po vazhdojnë pritjet e gjata për mërgimtarët që ishin në pushim në Kosovë, ku kolonat shënojnë gjatësi kilometërshe.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, edhe sot janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitare Merdare, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 6 orë, ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 2 orë.

Ndërkaq, për të hyrë në territorin e Kosovës nga këto pika kufitare, pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat