Për herë të parë, Vuçiq pranon se Ivanoviqin ka mundur ta vrasë ndonjë serb

Lajme

Për herë të parë, Vuçiq pranon se Ivanoviqin ka mundur ta vrasë ndonjë serb

Më: 5 janar 2019 Në ora: 15:40
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, për herë të parë e ka pranuar se prapa vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, mund të qëndroj një serb.

Ai megjithatë ka mohuar që shteti serb të jetë i përfshirë në këtë vrasje.

“Shqiptarët dhe shumë serbë gjatë gjithë kohës po përpiqen të akuzojnë shtetin serb për vrasjen Ivanoviqit. Kush mendon kështu nuk është normal ose është i sëmurë me urrejtje”, tha Vuçiq, raporton FoNet.

Sipas Vuçiqit, edhe ata në Serbi që po pretendojnë një gjë të tillë po e bëjnë këtë vetëm për të fituar autoritet.

“Ata akuzojnë vendin e tyre pa ndonjë dëshmi”, tha ai, derisa shtoi se kësisoj po e çojnë Serbinë në një pozitë të pafavorshme në negociatat në Bruksel.

“Ku ndodh kjo nevojë patologjike për të aplikuar të keqen ndaj vendit të vet. Ata duan ta përdorin këtë për të më rrëzuar nga pushteti, sepse ata nuk kanë asgjë tjetër”, tha Vuçiq.

Vuçiqi tha se “shërbimet e sigurimit të Serbisë do të dalin së shpejti për të njoftuar për njohuritë e tyre rreth vrasjes së Ivanoviqit, prandaj prisni deri atëherë e pastaj komentoni mbi gjithçka që ndodhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat