Kostoja e lartë e Kosovës nëse Thaçi nënshkruan marrëveshje të dizajnuar nga Vuçiqi dhe Rusia

Lajme

Kostoja e lartë e Kosovës nëse Thaçi nënshkruan marrëveshje të dizajnuar nga Vuçiqi dhe Rusia

Nga: N.Sh Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:13
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Haki Abazi, thotë se, funti i presidentit Hashim Thaçi dhe PRONTO-s, është fillimi i zbardhjes së historisë së ndritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se, kërcënimi për shtetin e Kosovës, vije nga arbitrariteti dhe papërgjegjësia, injoranca dhe analfabetizmit që ka bërë në vazhdimësi Thaçi dhe vartësit e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Kostoja që ka paguar Kosova dhe qytetarët është shumë e lartë dhe kjo do ishte edhe më e lartë nëse Thaçi lejohet të nënshkruaj marrëveshje të dizajnuar nga Vuçiqi dhe Rusia.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Haki Abazit:

Fundi i Thacit dhe PRONTOs eshte fillimi i zbardhjes se historise se ndritshme te UCK, clirimit te energjive per Kosoven dhe fillimi i funksionimit te shteti ligjor dhe pergjegjesise institucionale dhe respektimit te normave dhe principeve shoqerore demokratike.

Kercnimi per shtetin e Kosoves vije nga arbitrariteti dhe papergjegjesia/ injoranca dhe analfabetizimi qe ka bere e treguar ne vazhdimesi Thaci dhe vartesit e tij. Kostoja qe ka paguar vendi dhe qytetari eshte shume e larte por kjo kosto do te ishte edhe me larte nese Thaci do te lejohej qe te nenshkruaj marreveshje te dizajnuar nga Vucic dhe Rusia ne dem te Kosoves dhe ne dem te Shqiptareve ne pergjithesi.

Kosova nuk ka nevoje per marreveshje me Serbine, Serbia ka nevoje te reformohet dhe te demokratizohet per vehte qe te njoh dhe pranoje perfundimisht krimet e bera ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove.

Kompromisi i Shqiptareve ne ballkan eshte bere me Nishin, Sanxhakun, Shkupin, Malesine e Ulqinit dhe te gjitha vendet qe kane burime natyrore te redeishme dhe jetike-nuk kane nevoje Shqiptaret te bejne kompromise te reja per te paguar faturen e mardhenjeve Serbi- Rusi e as qellimet e Greqise qe Shqiptaret te mbahen ne konflikt artificial per te mos u bere zot te shtepise se vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat