Irinej: Kosova është ekzistenca e popullit serb

Lajme

Irinej: Kosova është ekzistenca e popullit serb

Më: 7 janar 2019 Në ora: 14:02
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Irinej

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Irinej në urimin për Kërshëndellat ka theksuar se serbëve në Kosovë po u merret edhe e drejta elementare për jetën e dinjitetshme të njeriut ndërsa liria e popullit serb në këtë vend nuk është e mundur.

Sipas tij, këtë e dëshmon vënia e taksës ndaj mallrave të Serbisë që “ka për qëllim frikësimin dhe dëbimin e të gjithë serbëve nga Kosova”.

"Sërish themi se për ne çështja e Kosovës, ndër të tjera, është çështje e ekzistencës së popullit, klerit, murgjve, e shenjtoreve tona të lashta, pa të cilat nuk do të ishim këta që jemi”, citon n1 të ketë thënë Irinej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat