Putin zbulon më në fund se pse Rusia nuk i ka ndaluar bombardimet e NATO-së në Serbi në vitin 1999!

Lajme

Putin zbulon më në fund se pse Rusia nuk i ka ndaluar bombardimet e NATO-së në Serbi në vitin 1999!

Nga: F.B Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:19
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka deklaruar se kanë dështuar përpjekjet e vendosjes së botës njëpolare dhe që baraspesha në raportet ndërkombëtare ngadalë po kthehet dhe si shembull të veprimit të një qendre të forcës ka përmendur bombardimin e ish-Jugosllavisë

–“Kjo është e paevitueshme. Kanë dështuar përpjekjet që të krijohet bota njëpolare. Tash po jetojmë në një stinë tjetër. Rusia gjithnjë do të insistoj në këtë që paralel me mbrojtjen e interesave vetjake, duhet të respektojmë edhe interesat e tjerëve. Kështu do të ndërtojmë raporte me kolegët”, ka thënë presidenti i Rusisë në intervistën për televizionin NTV, transmeton "Bota sot".

Putin ka komentuar faktin se perëndimi shpesh ka mbetur i shurdhër në qëndrimin e Moskës në konfliktet ushtarake, për shembull gjatë siç e quan ky medium “bombardimit të paligjshëm të Jugosllavisë nga ana e NATO-së në vitin 1999” dhe operacioneve ushtarake të Aleancës veriperëndimore në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

– “përgjigja është e thjeshtë: kanë dëgjuar vetëm zërat e fortë… Situata ka ndryshuar. Mendoj se për askënd nuk është më sekret se shumë partner tanë tash me më shumë dëshirë i ikin respektimit të së drejtës ndërkombëtare sepse po vendoset baraspesha në botë”, ka thënë Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat