Rrëfimi tronditës i Elvis Naçit: Ç’më tha një i ri që donte të vriste veten

Lajme

Rrëfimi tronditës i Elvis Naçit: Ç’më tha një i ri që donte të vriste veten

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:38
Elvis Naçi

Imami dhe teologu Elvis Naçi ishte i ftuar sot në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 për të folur për vrasjen makabre të vajzës shqiptare Anxhelina nga i ati pas lidhjes me afganin.

Sipas Naçit kjo vjen si pasojë e mungesës së kulturës në shoqëri që degjeneron deri në këtë fazë.

Naçi gjithashtu tregon dhe një rast personal për një djalë 20-vjeçar që kishte vendosur të vrasë veten.

“ Ka dy faktorë kryesorë, tregon që për jetën duhet të jemi të formuar si njerëz. Një njeri që ka minimimunin e kulturës nuk e çon ndërmend vrasjen, e jo më ta bëjë. Dhe e dyta, te një njeri si vajza jote. Ky është një gradualitet që arrin te njeriu, që finalizohet me këtë që më mirë mos e dëgjonim fare. Duhet të jemi më afër me njëri-tjetrin. Duhet ta hetojmë kur dikush është në krizë psikologjike.
Kam patur një rast personal, pas një ligjerate takoj një djalë 20 vjecar që me pyeti: “cfarë mëkati është të vrasësh veten?” U ula me të dhe kuptova se kishte një sëmundje të rëndë dhe kishte vendosur të vrase veten.

I mora numrin e babait dhe e telefonova duke e paralajmëruar. Babai nuk e dinte. Ajo që dua të them është që duhet të kemi solidaritet me njerëzit që ta frenojë e ta ndihmojë,” tha Naçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat