Rexhaj: AAK, NISMA e PSD po ia mbajnë “zhagun” Hashim Thaçit

Lajme

Rexhaj: AAK, NISMA e PSD po ia mbajnë “zhagun” Hashim Thaçit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 00:25
Arbër Rexhaj

Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Arbër Rexhaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi gjatë këtyre tre muajve të fundit ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me deklaratat e tij.

“Ai [Thaçi] herë fliste për shkëmbime territoresh, e herë për korrigjim kufijsh. Në një far forme kjo nënkupton se Kosova duhet t’i jep territor Serbisë, kryesisht veriun e Kosovës”, tha Rexhaj në “Debat Plus”.

Deputeti opozitar tha se janë të pakënaqur edhe me pozicionin e kryeministrit Ramush Haradinaj në raport me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Haradinaj ashtu siç shkeli me dy këmbët e tij demarkacionin, do të veprojë njëjtë edhe me krijimin e një “zajednice”, që do të jetë si pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë”, tha ai.

Rexhaj ka thënë se “mëkati” më i madh i AAK, NISMA dhe deputetëve të larguar nga Vetëvendosje është mbajtja e “zhagut” ndaj Hashim Thaçit.

“Ky ekip negociator i cili po i shkon mbrapa Thaçit, po e kryen pjesën teknike të negociatave… Nëse ka ndonjë të arritur të AAK-së, NISMA-s dhe këtyre deputetëve të larguar [nga Vetëvendosje] më negative në politikën e Kosovës, është që po ja mbajnë ‘zhagun’ Hashim Thaçit, i cili ose do të jep veriun, ose Ramushi për të mbajt pushtetin do të formojë ‘Zajednicën’”, deklaroi Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat