Nesër seanca për sekuestrimin e pasurisë së “Burdushit”

Lajme

Nesër seanca për sekuestrimin e pasurisë së “Burdushit”

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:57
Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca gjyqësore për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm( sekuestrimin) të pasurisë së mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

Kallxo mëson se seanca është paraparë të mbahet nesër duke filluar nga ora 13:00.

Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren për lëshim të urdhrit për ndalim afatgjatë për pasurinë e konfiskuar nga “Burdushi”.

Prokuroria Themelore në Prizren, po vazhdon të intervistojë dëshmitarë në cilësinë e të dëmtuarve në rastin e mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

Prokurori përgjegjës për media, Petrit Kryeziu, ka thënë se në prokurori po paraqiten dëshmitarë të tjerë të cilët e ndjejnë vetën të dëmtuar në lidhje me rastin e “Burdushit”.

“Ne kemi pasur në këtë rast të dëmtuar që nga fillimi i procedurës, mirëpo në ndërkohë gjatë hetimeve janë paraqitur dhe po vazhdojnë të paraqiten edhe qytetarë të tjerë të cilët e ndjejnë veten të dëmtuar, në mënyrë që të njëjtit të mund të realizojnë kompensim të dëmit në fund të  kësaj procedure penale”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat