Regjisori i njohur serb, Kosturica: Nuk do t’ia jepja asnjë pëllëmbë toke Kosovës

Lajme

Regjisori i njohur serb, Kosturica: Nuk do t’ia jepja asnjë pëllëmbë toke Kosovës

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:33
Emir Kusturica

Regjisori serb me origjinë boshnjake Emir Kusturica ka folur sërish për Kosovën.

“Unë nuk do ta jepja asnjë pëllëmbë toke të Kosovës”, ka thënë Kosturica duke bërë këtu, megjithatë, një si “distancim artistik”:

“Duhet të ndahet ideja ime personale dhe politika. Unë nuk do ta jepja asnjë pëllëmbë. Siç e kam thënë më herët, ajo (Kosova), është plaçkitja më e madhe e shekullit 20-të. Por, meqë kemi shumë motive që na kthejnë në të ardhmen, kemi po ashtu shumë motive të besojmë se Kosova ka qenë pika qytetëruese që mund ta detektojmë përmes gërmimeve”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Kusturica.

“… E kemi situatën ku ata kanë letërnjoftimet e veta, kufijtë, doganat, kjo punë është kryer kaherë, por ekziston Rezoluta 1244 dhe shpresa se pushteti nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do ta lejojë ulësen e saj në OKB”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat