Vuçiq quhet tradhtar në Serbi: Marrëveshja me Kosovën do të arrihet

Lajme

Vuçiq quhet tradhtar në Serbi: Marrëveshja me Kosovën do të arrihet

Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:58
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja detyrimisht e obliguar në mes të Kosovës dhe Serbisë është parakusht për të dyja vendet.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është duke u përballur me protesta të shumta nga qytetarët për shkak të gjendjes në të cilën është Serbia dhe për shkak të marrëveshjes dhe politikës karshi Kosovës.

Vuçiq për “Financial Times”, ka thënë se është i vetëdijshëm që shumë qytetarë atë e cilësojnë edhe si tradhtar për shkak të gjetjes së një marrëveshjeje me Serbinë, por që sipas konflikti i ngrirë me Kosovën duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

Sipas Vuçiqit, arritja e një marrëveshjeje me Kosovën do të sillte ndryshime të qëndrueshme në rajon.

“Të gjithë ata që mendojnë se konflikti i ngrirë me Kosovën do të vazhdojë të mbetet i tillë e ka shumë gabim, sepse vjen një moment që kjo “ngricë” do të shkrihet dhe kur të ndodhë kjo do të jetë një katastrofë për të gjithë”, ka thënë Vuçiq për për “Financial Times”.

Presidenti serb ka thënë se është i vetëdijshëm që shumica e popullit serb e kundërshton marrëveshjen me Kosovën.

“E di që serbët në pjesën më të madhe janë kundër zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe gjithçka që them është kundër asaj që dëshiron publiku serb”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tha se zhvillimi ekonomik dhe tregtia – dhe një marrëveshje e Kosovës – do të ndihmonin stabilitetin në rajon.

“Nëse ne do të jemi në gjendje të lidhemi me njëri-tjetrin ekonomikisht dhe në mënyra të tjera, ne kemi një shans për të qenë kombe të suksesshme”, tha Vuçiq i cili shtoi se nëse nuk ndodh kjo, do të jetë një fatkeqësi për të gjithë.

“Financial Times” shkruan se, një marrëveshje me Kosovën shihet si një parakusht për të dyja vendet për të bërë përparim në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar BE-së dhe është favorizuar në Uashington.

Sidoqoftë, ka pak konsensus politik në Kosovë lidhur me negociatat me Serbinë, të cilat mund të pengojnë aspiratat e Vuçiqit.

Në anën tjetër siç shkruan “Financial Times”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndarja paraqet “rrezik për rajonin tonë” dhe mund të çojë në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat