Kirurgët grevistë: Ministri Ismaili nuk po e sheh të arsyeshme të na vizitojë më

Lajme

Kirurgët grevistë: Ministri Ismaili nuk po e sheh të arsyeshme të na vizitojë më

Më: 9 janar 2019 Në ora: 18:16
Uran Ismaili

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tash e dy javë gjenden në grevë.

Kërkesat e tyre ndaj Qeverisë për ngritje pagash, nuk janë marrë parasysh nga zyrtarët shteterorë, përkundër faktit që i kanë vizituar grevistët, premtimet e tyre kanë mbetur boshe.

Kjo si duket i ka acaruar edhe më shumë kirurgët që vazhdojnë të jenë në grevë.

Doktor Arbër Emini, që me profesion është kirurg në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, në një prononcim për Ballkani.info ka theksuar se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga Qeveria aktuale.

“Greva është duke vazhduar, kërkesat tona ndaj Qeverisë dhe Ministrit aktual të Shëndetësisë, Uran Ismailit kanë qenë të qarta”, ka thënë Emini.

Kujtojmë, se ministri Ismaili kishte vizituar vitin e kaluar kirurgët për të negociuar rreth ngritjes së pagave, ku iu kishte ofruar paga deri në 1200 euro, por kjo nuk i kishte bindur kirurgët të heqin dorë nga greva.

Emini ka thënë se ofertën e ministrit Ismaili e kishin refuzuar, pasi nuk ishin të kënaqur me kushtet e ofruara.

“Ministri Ismaili dhe drejtori janë institucione tona pra janë vartësit e tanë. Ne kemi diskutuar më herët dhe na kanë paraqitur ofertat e tyre. Me këto oferta ne nuk jemi ndarë të kënaqur, ata nuk kanë pasur çfarë tjetër të na ofrojnë dhe nuk e kanë parë të arsyeshme të na vizitojnë më”, ka thënë Emini .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat