Pasaportat më të fuqishme, ja ku renditet ajo e Shqipërisë

Lajme

Pasaportat më të fuqishme, ja ku renditet ajo e Shqipërisë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:50
Ilustrim

Vendi me pasaportën më të fuqishme në botë për vitin 2019 është sërish Japonia, sipas vlerësimit të Indeksit “Henley”.

Kjo është hera e dytë radhazi, që një vend aziatik renditet i pari. Japonia mban vendin e parë për pasaportën më të fortë në botë falë qasjes së dokumentit në 190 vende. Koreja e Jugut pozicionohet mirë po ashtu, me pasaportën e saj që iu garanton qytetarëve qasje në 189 juridiksione.

Por, edhe shtetet evropiane janë të favorizuara, me vendet anëtare të BE-së, bashkë me Norvegjinë dhe SHBA që pasojnë vendet e para të klasifikimit.

Indeksi bazohet në të dhënat ekskluzive të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror dhe plotësohet me kërkime të zgjeruara të kompanisë “Henley and Partners”.

Franca dhe Gjermania renditen në vendin e tretë, me pasaportat e tyre që njihen nga 188 vende, pasojnë Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia me nga 187, Luksemburgu dhe Spanja me nga 186, etj.

Pasaporta shqiptare pozicionohet e 50-a në klasifikimin mes 199 pasaportave të verifikuara, që iu garanton qytetarëve hyrje të lirë në 115 vende, duke u renditur pas Malit të Zi dhe para Ekuadorit dhe Katarit.

Ndërsa pasaportat më të pafuqishme janë ato të territoreve palestineze, Sudanit, Eritresë, Jemenit, Pakistanit, Somalisë, Sirisë, Afganistanit dhe Irakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat