Ivanoviq: Koha do të dëshmojë gjithçka – por pastaj të gjithë do të ‘hanë’ vetveten

Lajme

Ivanoviq: Koha do të dëshmojë gjithçka – por pastaj të gjithë do të ‘hanë’ vetveten

Nga: F.B Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:00
Gruaja e Oliver Ivanoviqit, Milena

Në prag të njëvjetorit të vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, gruaja e tij që vazhdon të hetoj rastin ka deklaruar për TV Prva, transmeton “Bota Sot” se tash për tash mundet vetëm  të paragjykoj kush e ka vra të shoqin.

Nuk dua askujt të i drejtoj gishtin, këto janë gjëra shumë serioze, por kur do të jem qind për qind e sigurt dhe kur të plotësoj tregimin do ia them atij që edhe duhet me ja thanë ka deklaruar ajo .

Duke fol për sulmet ndaj saj në rrjetet sociale Milena Ivanoviq është shprehur se nuk mendon se a ka gabuar ndokund pasi gjithnjë ka luftuar për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, kështu që: “Qëndroj pas secilës fjalë dhe qëndrim dhe ato askush nuk mund të i ndryshojë”,  ka thënë ajo.

Ivanoviq ka njoftuar se po vazhdon hetimin e saj për vrasjen e bashkëshortit dhe se di shumë gjëra për të cilat opinion nuk është i njoftuar.

“Me Oliverin kemi ndarë jetën në situatat më të vështira. Ishte 3,5 vite pa të drejt i burgosur, gjatë asaj kohe përmes meje janë zhvilluar të gjitha kontaktet me rëndësi edhe me ndërkombëtarët edhe me të tjerët. Unë ia kam transmetuar secilën informatë Oliverit, ndërsa pas burgut këto informata që kishim I kemi gërshetuar së bashku”, ka thënë Milena Ivanoviq.

“Kur të ndodh diçka e këtillë vështirë ju beson të tjerëve, kështu që jam duke u përpjekur me plotësua fotografinë çka ka ndodhur dhe të gjej përgjigje në pyetjen kush e vrau Oliver Ivanoviqin. Kam shumë informata rreth asaj dhe ata që me qëllim pengojnë, të gjitha këto duhet renditur edhe ricikluar”, ka thënë ajo.

Në pyetjen nëse mund të paramendoj kush qëndron pas kësaj vrasje ajo ka thënë se mund të paragjykoj, por bëhet fjalë për gjëra shumë serioze dhe në bazë njohurive aktuale nuk mund të drejtoj gishtin në askënd, kur të jam e sigurt atëherë do të i them gjërat atyre që duhet me ju thënë është shprehur ajo..

Duke fol kush mund qëndroj prapa aktit të vrasjes së liderit të Iniciativës qytetare SDP, përkatësisht kush kanë qenë armiqtë e tij Milena Ivanoviç ka thënë se ai ka pasur shumë rival dhe kundërshtar politik gjatë zgjedhjeve në Mitrovicë sepse në zgjedhjet për kryetar komune ishte vetëm kundër listës që mbështetej nga shteti.

Sipas saj, ai ka kërkuar mbështetje nga opozita serbe ndërsa ka marr vetëm nga Sasha Jankoviç, Aleksandar Shapiç dhe Boria Tadiç. Të tjerët nuk kanë dashur apo janë frikësuar duke vlerësuar se është rrezik, për çka Oliver ishte shumë i zhgënjyer.

“Nuk ka paramenduar se do ta vrasin. Në mbrëmjen para vrasjes kemi qenë me fëmijën tek miqtë, kanë mundur atë kohë ta vrasin, ata janë njerëz që nuk i ndalon asgjë. Ai nuk është frikësuar dhe kemi jetuar normalisht” ka thënë  Milena Ivanoviç.

Sipas saj ajo ka dashur të lëshojnë Kosovën sepse ka menduar se atje kurrë nuk do të ketë paqe. “Por ai nuk ka dashur, nuk ka pasur gjasa që njeriu ta lëviz nga Kosova. Gjithnjë është shprehur se Kosova është një ndër çështjet më të rëndësishme dhe ajo ngadalë dhe gjatë do të zgjidhet”.

“E kanë sulmuar apo mbështetur varësisht nga interesi që kanë pasur. Çdo gjë mbaj mend edhe çdo gjë po e ruaj, kjo është arkiva ime e artë dhe nuk lejoj që askush të manipuloj me emrin e tij. Sot po keqpërdoret ashtu siç iu duhet”, ka thënë Ivanoviç duke shtuar se është e hidhëruar për këtë. Duhet ta lënë të flejë në paqe edhe atë edhe familjen e tij” është shprehur ajo.

“Mua ma zënë të madhe ku jam punësuar, çfarë kam veshur dhe me kënd pijë kafe…çdo gjë më shohin për të madhe. Koha do të dëshmoj çdo gjë atëherë të gjithë do të ‘hanë ‘ vetveten“, ka përfunduar ajo për Tv prva, transmeton “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat