Fitnete Bejta emërohet anëtare e Kryesisë qendrore të AAK-së

Lajme

Fitnete Bejta emërohet anëtare e Kryesisë qendrore të AAK-së

Më: 10 janar 2019 Në ora: 21:13
Fitnete Bejta dhe Ramush Haradinaj

Nënkryetarja e Degës së AAK’së në Prishtinë dhe asambleistja e Kuvendit Komunal, Fitnete Bejta është përzgjedhur anëtare e Kryesisë qendrore të kësaj partie.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, ajo bëri të ditur se ky vendim është propozuar nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Nga sot me propozim të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës dhe me pajtim nga Këshilli i Drejtues i AAK-së, jam antare e Kryesisë qendrore të kësaj partie. E falenderoj Kryetarin Haradinaj për besimin dhe përkrahjen e treguar”, ka shkruar ajo.

Vitin e kaluar, Bejta kishte braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe iu ishte bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat