Limaj: Dardan Gashi përfaqëson Teuta Rugovën

Lajme

Limaj: Dardan Gashi përfaqëson Teuta Rugovën

Më: 10 janar 2019 Në ora: 21:23
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se zëvendëskryeministri tjetër Dardan Gashi, që hyri në koalicion pa garuar fare në zgjedhje, përfaqëson deputeten e LDK-së, Teuta Rugova.

I pyetur lidhur me deklaratat e opozitës se anëtarët e ekipit negociator nuk kanë legjitimitet, Limaj ka thënë se të gjithë anëtarët e ekipit përfaqësojnë votat e deputetëve.

“As unë e as kryeministri nuk jemi me pesë vota, unë përfaqësoj koalicionin qeverisës. Edhe Dardan Gashi e përfaqëson dikë… e përfaqëson znj. Rugova”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat