Vuçiq detyron 70 mijë serbë të dalin në Beograd për ta pritur Vladimir Putinin

Lajme

Vuçiq detyron 70 mijë serbë të dalin në Beograd për ta pritur Vladimir Putinin

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:56
Putin dhe Vuçiq

Më 17 janar në Beograd to qëndrojë mbështetësi më i madh i Serbisë, presidenti rus, Vladimir Putin. E për këtë vizitë, ish-ministri i Sllobodan Millosheviqit, tashmë president i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është angazhuar që pritjen t’ia bëjë sa më madhështore.

Siç shkruan mediumi kroat "Vercenje.hr", Vuçiq ka urdhëruar që secili qytet i Serbisë të dërgoj një numër të caktuar njerëzish në drejtim të Beogradit.

Kjo shifër pritet të jetë diku rreth 70 mijë njerëz, ndërsa për Putinin do të kujdesen rreth 5 mijë forca sigurie.

Kjo vizitë e presidentit rus në Serbi, po bëhet në kohën kur në Beograd janë duke u organizuar protesta të fuqishme kundër Aleksander Vuçiqit. Protesta e ardhshme e planifikuar ndërkohë të jetë më 16 janar, një vit pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, pra saktësisht një ditë para vizitës së Putinit në Beograd.

Ndërkohë, thuhet se një nga temat kryesore të diskutimit ndërmjet Vuçiqit e Putinit do të jetë edhe çështja e zgjidhjes finale Kosovë - Serbi.

Përveç tjerash në këtë vizitë Putin do të vizitojë edhe aeroportin "Nikolla Tesla", ku do të mbikëqyrë disa aeroplanë luftarakë MIG.

Putini do t’i japë Vuçiqit edhe urdhrin "Aleksander Nevsky", çmim ky që jepet për figurat të cilat shquhen për bashkëpunim me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat