Kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar Rexhep Malën e Nuhi Berishën.
Limaj ka shkruar, se kujtomë dy atdhetarët e hershëm të luftës sonë për liri dhe pavarësi.
Gjithashtu ai thotë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Prishtinë.
Ai thotë se ata do t’i kujtojmë përherë për heroizmin dhe trimërinë.
“Kryetari Limaj përkujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën në 35-vjetorin e rënies
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar në 35-vjetorin e rënies Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën.
Limaj ka thënë se në këtë ditë kujtojmë dy atdhetarët e hershëm të luftës sonë për liri dhe pavarësi.
“Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbë në Prishtinë. Ata do t’i kujtojmë përherë për heroizmin dhe trimërinë e tyre të cilët i paraprinë luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës se tyre””, shkruan Limaj transmeton gazeta “Bota sot”.