Momenti kur veteranit të UÇK-së i konfoskohet arma

Lajme

Momenti kur veteranit të UÇK-së i konfoskohet arma

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:35
Ilustrim

Momentin e konfiskimit të armës dhe arrestimit të personit të prezantuar si veteran i UÇK-së mund ta ndiqni  nga minuta e 25:00 e Videos.

Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”, në rubrikën Policia, u transmetua aksioni policor i koduar “Perimetri”.

Një person i cili Policisë i prezantohet si vetran i UÇK-së arrestohet dhe dërgohet për intervistim pasi që në një pikë kontrolli, i ishte konfiskuar një armë me një karikator dhe katër fishekë.

Në pamjet e transmetuara në rubrikën Policia, mund të shihni se si plani operativ është kryer nga ana e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) e cila vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Të vendosur në disa pika kontrolli, NJRSH po bënte kontrolle të zakonshëm të veturave të cilat mund të ishin të dyshimta.

 

Te “Rrethi i Ismetit”, policia ndalë një veturë nga ku në një çantë dore të të dyshuarit gjen dhe konfiskon një armë me një karikator me katër fishekë, gjatë aksionit personi i arestuar prezantohet si veteran i UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat