Zgjedhjet në Serbi shtyjnë dialogun me Kosovën

Lajme

Zgjedhjet në Serbi shtyjnë dialogun me Kosovën

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:06
Aleksander Vuçiq, Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Në korridoret e institucioneve serbe po diskutohet për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Partia e Aleksandar Vuçiq, Partia Progresiste e Serbisë, në mbledhjen e saj të fundit u shprehë e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lideri i kësaj partie, Aleksander Vuçiq, sipas mediave serbe citohet të ketë thënë që për zgjedhje duhet të pyetën dhe shikuar interesi i serbëve të Kosovës.

Zgjedhjet në Serbi gjatë këtij viti mund të shtyjë dialogun me Kosovën. Opozita në Serbi që disa javë po proteston duke kërkuar shkarkimin e Vuçiq.

Sonte pritet që në Beograd të ketë protesta masive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat