Simiq: Kosova është e gatshme të bëjë gjithçka që ta detyrojë Serbinë të tërhiqet nga ajo

Lajme

Simiq: Kosova është e gatshme të bëjë gjithçka që ta detyrojë Serbinë të tërhiqet nga ajo

Më: 12 janar 2019 Në ora: 19:46
Kryetari i Listës Serbe, Igor Simiq

Kryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se pas dy muajve që është vendosur taksa prej 100 për qind, situata është përkeqësuar.

Ai shtoi se Prishtina është e gatshme të bëjë gjithçka që të detyrojë Serbinë të tërhiqet nga Kosova.

“Autoritet e Prishtinës kanë zgjedhur që t’ia bëjnë jetën e vështirë serbëve që po jetojnë në Mitrovicën Veriore. Kështu bllokimi i produkteve serbe në këtë pjesë tregon që atyre nuk iu intereson për të bërë diçka. Serbët që kanë jetuar nën presion këtë taksë e kuptojnë që duhet të tërhiqen së jetuari në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Simiq në Radio Beogradi.

Ai paralajmëroi se situata është duke u bërë edhe më e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat