Rada Trajkoviç në protestën serbe: Ju e keni tronditë, Vuçiqit po i vjen fundi

Lajme

Rada Trajkoviç në protestën serbe: Ju e keni tronditë, Vuçiqit po i vjen fundi

Nga: F.B Më: 12 janar 2019 Në ora: 20:10
Pamje nga protesta

Në ditën e gjashtë të protestës qytetare „ Një nga pesë milionë“ që u mbajt në platon para Fakultetit filozofik në Beograd prej nga qytetarët duke shëtitur kanë shpreh pakënaqësinë me pushtetin aktivistja dhe liderja serbe Rada Trajkoviç ka mbështetur protestuesit dhe ka kundërshtuar ide-n e ndarjes kufitare shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga përgjegjësit zbulimin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviq dhe kanë ftuar qytetarët që të mërkurën me 16 janar të jenë pjesë e tubimit paqësor në njëvjetorin e vrasjes së tij.

„Ai ishte një ndër ne, ia kemi borxh që të I bëjmë homazh, ejani në tubimin paqësor pa “pipa” dhe merrni lule. Duam të shënojmë atë ditë si kundërshtim që gjëra të tilla mos të ndodhin kurrë më“, ka thënë një nga organizatorët Branislav Trifunoviq.

Kryetarja e OJQ “ Nisma Evropiane për Kosovë e Metohi” Rada Trajkoviq ka theksuar se Vuçiq po angazhohet në ide-n e ndarjes me Kosovën, por kjo ide paraqet vuajtje të re, vrasje dhe zhvendosje kundër të cilave ka luftuar Oliver Ivanoviq.

„Ai është për kompromis me Thaqin dhe Haradinajn por jo me juve, ai është për kompromis me gjithë secilin , përveç me popullin e ndershëm edhe të sinqertë”, tha Trajkoviç.

Gjatë fjalimit të saj qytetarët protestues kanë thirr „ Tradhti, tradhti” dhe Vuçiqi hajn“.

Rada Trajkoviç porositi se përderisa Vuçiq dhe partia e tij janë në pushtet Serbia dhe qytetarët e saj nuk do ta kenë mirë pa marr parasysh përcaktimin e tyre politik.

„ Ju e keni tronditë, Vuçiqit po i vjen fundi“, porositi Trajkoviç.

Siç dihet protesta e parë u zhvillua për shkak të sulmit ndaj liderit të së majtës Borko Stevanoviq kur është kërkuar nga pushteti të ndaloj me dhunën kundër atyre që nuk mendojnë njësoi.

Image
Pamje nga protesta

Në ditët tjera kërkesat janë zgjeruar duke kërkuar 5 minuta prezantim të protestës në RTS, raportim të njëjtë për të gjitha opcionet politike në median publike, gjetjen e sulmuesve dhe urdhëruesve të vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe sulmit ndaj gazetarit Milana Jovanoviç.

Kërkohet dorëheqja e ministrit të punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç dhe ndërrimi i drejtorit të RTS Dragan Bujosheviç dhe redaktorit në programin informative Nenaa Lj. Stefanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat