Opinionisti dhe analisti politik, Dardan Islami thotë se, Baton Haxhiut nëse i ka mbet një pikë moral duhet me u tërheq prej ekranit.
Përmes një postimi në Facebook, Islami thekson se, Haxhiu i ka shkelur krejt vijat e kuqë të gazetarisë.
“Kredibiliteti zero, besueshmëria zero”, shkruan Islami, transmeton gazeta “Bota sot”.
“Nëse i ka mbetë një pik moral tash masi ka bo shumë parë, Baton Haxhiu do të duhej të tërhiqej prej ekranit, i ka shkel krejt vijat e kuqe të gazetarisë, kredibiliteti zero, besueshmëria zero! E ata qe i shkojnë në studio, urime suksese ishalla ja lajnë borxhet me dashuri, se na i boni dy shtetet qorrape!”, shkruan Dardan Islami.