Ish-mbrojtësi i kriminelit Millosheviq: Serbët janë viktimë e mashtrimit me kufoma

Lajme

Ish-mbrojtësi i kriminelit Millosheviq: Serbët janë viktimë e mashtrimit me kufoma

Nga: F.B. Më: 14 janar 2019 Në ora: 10:36
Krimineli Sllobodan Millosheviq

Dzhared Izrael, intelektuali amerikan nga Bostoni që ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së Sllobodan Millosheviqit ka deklaruar se “masakra e Reçakut” ishte shfaqje që ka shërbyer për sjelljen e vendimit për bombardimin e Serbisë.

Sipas tij qëllimi kryesor ka qenë që Kosova të fitoj pavarësinë.

"Krahas verifikuesit Wiliam Woker rol të madh në atë që të arsyetohen bombardimet e një vendi suveren ka pasur edhe organizata “Human right”, makineria propaganduese e së cilës shtrihet në gjithë botën” ka thënë Izrael, përcjell “Bota Sot”.

Ai shton se raporti i 29 janarit 1999. Ishte mbulesë për vendimin e sulmit kriminal që ka pasuar më 24 mars.

Dzhared Izrael ishte në ekipin e mbrojtjes së Sllobodan Milosheviqit në Hagë ku pat sulmuar Riçard Diker, njërin nga drejtuesit e organizatës “Human Rights” i norvozuar me propagandën e pandalshme të tij.

Diker sipas Izrael vazhdimisht ka mbajtur konferenca shtypi në të cilat ka promovuar të pavërteta, ndërkohë që Millosheviq “një nga një i ka demantuar dëshmitarët dhe ‘humanitarët’ amerikan”.

Izrael shprehet se në Reçak nuk ka ndodhur asnjë masakër duke përkujtuar se aksioni policor në atë zonë ka nis mes 14 e 15 janarit, kur policia ka ftuar vëzhguesit e OSBE-së që të jenë dëshmitarë dhe ata ishin atje nga mesdita.

"Konflikti me terroristët ka përfunduar me 15 janar rreth orës 15, kur banditët që mbetën gjallë janë tërhequr, ndërsa Gjykatësit dhe Policia serbe kanë lëshuar fshatin dhe kur ka rënë muzgu terroristët me zjarr kanë shtënë nga kodrat përreth ", thotë Izrael.

Në Reçak sipas tij kanë hyr verifikuesit ndërsa policia ka pasur xhirime sikur edhe Asociatedd Press që shoqëronte policinë.

Ndërsa kufomat janë veshur në civil shqiptarë të nesërmen kur ka arritur Voker.

Shkrimtari amerikan thotë se me verifikuesit në fshat ka hyr edhe gazetari Monda Kristof Shatelo.

"Ai ka kontaktuar me banorët dhe verifikuesit pas ndalimit të të shtënave, Siç ka deklaruar më vonesë pas betejës nuk ka ndodhur asgjë. Rrenat erdhën me Vokerin një ditë më pas kur janë paraqitur “kufomat” e ngrira të njerëzve, që në të njëjtën natë janë sjell nga mallet ku kanë vdekur më herët ", shprehet Dzhared Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat