‘Fluturon’ 6 metra në ajër, mushkëritë i dalin jashtë trupit

Lajme

‘Fluturon’ 6 metra në ajër, mushkëritë i dalin jashtë trupit

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:43
Yogendra Kumar

Një burrë u lëndua në mënyrë kritike, pasi u godit nga një makinë, duke i nxjerrë mushkëritë jashtë trupit.

Yogendra Kumar, 36-vjeç, ishte duke shkuar me biçikletë në punën e tij si shitës i verës, kur një makinë e goditi.

Kumar u hodh 6 metra në ajër dhe ra në asfalt që ndau gjoksin e tij në dysh, duke bërë që mushkëria e majtë të dilte nga trupi.

Ai u dërgua në Spitalin Fortis në Noida, Indi Veriore - gati dhjetë orë pas aksidentit.

Ndonëse kishte humbur shumë gjak, kirurgët kryen operimin me sukses për një orë e 46 minuta. Kumar u lëshua nga spitali një javë më vonë dhe u rikthye në punë pas 20 ditësh me 'dhimbje të lehtë'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat