Labi me një premtim deri në liberalizim të vizave

Lajme

Labi me një premtim deri në liberalizim të vizave

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:18
Labinot Tahiri

Këngëtari deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, pas dorëzimit të pasaportave, ka marrë edhe një vendim, si shenjë e solodarizimit me qytetarët për mosliberalizimin e vizave.

Pasi që kishte premtuar se nuk do të udhëtonte jashtë shptetit, Tahiri ka postuar një ‘story’ në rrjete sociale, përmes së cilës ka treguar se nuk do t’i pres flokët dhe mjekrrën deri sa të hiqen vizat.

“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, ka shkruar Labi mbi foton e tij.

Image

 

Ditë më parë, Labi mori pjesë në protestën e studentëve në Prishtinë, ku dha premtimin që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat