Vuçiq: Jemi 100 mijë vite larg marrëveshjes me Kosovën

Lajme

Vuçiq: Jemi 100 mijë vite larg marrëveshjes me Kosovën

Më: 15 janar 2019 Në ora: 00:17
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se temë e pashmangshme me homologun e tij rus, Vladimir Putin mbetet Kosova.

Vuçiq ka theksuar se me Putinin do të diskutojë rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe se cila duhet të jetë zgjidhja në mes dy vendeve.

Ndërsa, sa i përket taksës 100 për qind që ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe, ai ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar që ky është vendim i dëmshëm prandaj edhe kanë reaguar.

“Rritja e tarifave mbi mallrat serbe ka ngrirë dialogun dhe kjo është më e keqja”, është shprehur Vuçiq për median serbe.

Presidenti serb ka shtuar se nuk është koha që fëmijët serb të përjetojnë luftë por është nevoja për paqe dhe paqja nuk vjen vetvetiu.

“Paqja duhet të jetë rezultat i një kompromisi i një marrëveshje dhe nëse ne nuk e bëjmë këtë, vështirë se do ta ruajmë paqen. Kjo duhet të kuptohet nga njerëzit, mjaft më me gënjeshtra dhe mashtrime”.

Mirëpo, Vuçiq ka potencuar se marrëveshja me Kosovën është 100 mijë vite larg.

“Unë nuk guxoj të flasë për një demarkacion të mundshëm me Kosovën që të dihet se çka është e jona dhe çka e tyre. Ne jemi 100 mijë vite larg nga marrëveshja. Nuk ka Asociacion ka taksë, e shihni se Prishtina është e gatshme për të luftuar”- ka pyetur Vuçiq.

Tutje, ai ka thënë se nuk do ta lejojë dëbimin e serbëve nga Kosova ashtu siç ka ndodhur në vitin 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat