Kërkohet një urdhër i Qeverisë për produktet Serbe, ja për çka bëhet fjalë

Lajme

Kërkohet një urdhër i Qeverisë për produktet Serbe, ja për çka bëhet fjalë

Nga: N.Sh Më: 15 janar 2019 Në ora: 08:43
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar një urdhër të Qeverisë për produktet serbe dhe të Bosnjës që të ekspozohen në rafte të veçanta.

Dhe në këtë mënyrë, sipas tij, qytetarët do të jenë më shumë të informuar se cilat produkte janë serbe, që t’i bojkotojnë ato.

Ja shkrimi i tij:

Për Kryeministrin Ramush Haradinaj

Me qenë se taksa 100% po kundërshtohet nga çarqet ndërkombëtare dhe, duke qenë se ne nuk kemi mundësi rezistence ndaj këtij presioni. Me që taksa edhe ashtu është shfrytëzuar nga tregëtarët për rritje çmimesh.

Propozoj ;

Që përmes një udhëri qeveritarë, produktet e Serbisë, Bosnës dhe kujtdoqoftë, që ka nuanca negative ndaj Kosovës, të ekspozohen në rafte të veçanta.

Askush nuk mund ta pengoj një bojkot, por për ta bojkotuar duher të detyrohen tregtarët ta ndihmojnë ketë proces.

E di që tregtarëve nuk do t'u pelqente një vëndim i tillë, por mendoj që ata duhet të edukohen kombëtarisht, sepse janë përgjegjësit kryesorë që populli i konsumon këto produkte.

Jam i bindur që kjo ide kishte me qenë shumë me e suksesshme dhe bazuar në rregullat e ekonomisë së tregut e drejtë.

Qytetarët duhet ta kenë të.çartë se cilat janë produktet e Serbisë në mënyrë që t'i dhe t'i bojkotojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat