Kryetari i Shoqatës "Miqtë të Amerikës", bojkotoni produktet serbe

Lajme

Kryetari i Shoqatës "Miqtë të Amerikës", bojkotoni produktet serbe

Nga: A.Sh Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:01
Produktet serbe

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që pas kërkesës së SHBA-së ta ndihmojnë qeverinë dhe kryeministrin me bojkotimin e produkteve serbe.

Ai apelon që menjëherë të fillohet sensibilizimi i qytetarëve që ta bojkotojmë 100% blerjen e produkteve të Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës.

Postimi i plotë:

Pas kërkesës së SHBA që të pezullohët menjëherë taksa për produktet e Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës, apeloj te Kryeministri Haradinaj e Qeveria që ai e udhëheqë që ta miratojn këtë propozim/kërkesë të aleatit tonë strategjik SHBA, POR apeloj që menjëherë të fillohët sensibilizimi qytetarëve që ta bojkotojmë 100% blerjen e produkteve të Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës.

Do propozoja që qytetarët jo vetëm të Kosovës por edhe Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, por do I ftoja edhe bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë e veprojnë të solidarizohen me këtë iniciativë -mosblerjen e këtyre produkteve.

Miq nëse I keni përcjellë me vëmendje veprimet diplomatike të Serbisë produktet Serbe do të silleshin shumë shpejt në Kosovë nëpërmes shteteve që do t'ua lejonin eksportimin e prodhimeve Serbe tek ato vende me 0% taksë, ku besoj që me një ripaketim apo me shenim në ambalazh një origjine tjetër prodhuese këto prodhime do ti kishim në tregun e Kosovës.

Poashtu, këto prodhime edhe nëpërmes tregut të zi sillen e do të silleshin në Kosovë.

Andaj shumë besoj që bojkoti qytetar ka efekte edhe më të mëdha sesa taksa 100%, në kuptim shumdimenzional.

Bojkoti qytetar i yni ndaj prodhimeve të tyre në aspekt ekonomik e politik në staza afatgjata, për Serbinë e Bosnjën do të kishte efekte negative shumë të mëdha jo vetëm në të hyra materiale por edhe në efekte tjera zingjirore...

Kështu Kryeministri e Qeveria do ti realizonin objektivat e tyre politike edhe pa taksën 100%, dhe do fitonin shumë poena politik karshi SHBA.

Kryeministër Haradinaj ju lumtë për qëndrushmërinë e treguar ngase jam I vetëdijshëm për presionin/et që i keni pasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat