Nadire Abazi letër Papës për djalin

Lajme

Nadire Abazi letër Papës për djalin

Nga: Albert Z. Zholi Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:31
Nadire Abazi me djalin

Letër

Unë që po ju shkruaj quhem Nadire Abazi, banoj në qytetin e Vlorës  në Shqipëri. Me dhimbjen që përjeton një nënë,po ju shkruaj me zemër në dorë,me shpresën e vetme se do të ndërmjetësoni për të riparuar këtë padrejtësi që ka bërë drejtësia italiane,duke shkelur në mënyrën më flagrante të drejtat e një emigranti shqiptar,djalit tim të vetëm Elidon Abazi.

Im bir,Elidoni  dënuar me 26 vjet burg nga drejtësia italiane me akuzën si skafist,vrasës i dy financiarevë italianë,por e vërteta është krejt tjetër.

Elidonin  do të vuaj një jetë  në burg  për veprën e kryer nga të tjerë  dhe prova e vetme janë disa kladestinë kurdë që janë detyruar nga policia për të treguar me gisht djalin tim që është  arrestuar padrejtësisht dhe nuk janë marrë në konsideratë  provat,dëshmitë që janë në qytetin e Vlorës.Nëse Konsullata do të kish bërë të mundur vajtjen e dëshmitarëve në gjyq,atëherë dotë provohej katërcipërisht pafajësia e Elidonit,do të provohej se Elidon Anazi,nuk ka asnjë lidhje me incidentin që ndodhi më 24 korrik të vitit 2000.

Po ju sqaroj me detaje rreth të vërtetës.

Djali im Elidon Abazi është dënuar me 26 vjet burg,që e kryen në burgun e Tarantos,pasi i kanë vënë në kurriz një akuzë të tmerrshme: Vrasës. E vërteta është se djali im për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike,që ka filluar punë qysh në moshën 13 vjec,ka shkuar sikladestin në Itali më 22 korrik të vitit 2000,ndërsa ngjarja e rëndë,përplasje e një skafi me  mjetin e Financës italiane,ku humbën jetën 2 financierë dhe 3 kladestinë kurdë,ka ndodhur më 24 korrik.  Gjykata italiane  ka bërë gjykim të njëanshëm,pa marrë në kosideratë provat që vërtetojnë pafajsinë e tim biri dhe konsullata italiene në Vlorë nuk dha vizë për ti paraqitur këto prova në gjyq.Kaluan 6 vjet që im bir rri në burg,ndërsa duhet të vuajë edhe 20 vite të tjera,dënim ky, i vendosur mbi padrejtësinë e shtetit italian.
Duke qënë se besojmë tek i madhi Zot, tek Papa që  është  përfaqësuesi i tij në tokë, tek  Amnesty International, që ndërhyn kur shkelen të drejtat njerëzore,shtrijmë dorën për ndihmë,për të zbardhur të vërtetën në bazë të fakteve dhe provave.

Kërkojmë që në emër të të drejtës njerëzore, të  studjohen provat e grumbulluara, të dëgjohen dëshmitarët,të respektohet zëri i një qyteti të tërë,që e dinë dhe ju garantojnë se Elidon Abazi ,nuk ka asnjë lidhje me incidentin e 24 korrikut dhe se  dihet nga të gjithë se  kush ishte skafisti që bëri incidentin,që tashmë është i huimbur në det.

Djalit tonë i jnë shkelur të drejtat,i është vënë në kurriz akuza vrasës,ndërsa po të njihen provat,ai do të fitojë menjëherë pafajsinë.
Jeta e djalit tonë është në duartë e Zotit dhe të organizmave që merren me shkeljen e të drejtave të njeriut,të cilat shpresojmë se do të angazhohen dhe do të vënë në lëvizje cështjen.
Jam në pritje të përgjigjes Suaj.

Me respekt e shpresë

Nadire Abazi

Lagje Pavarësia Skelë Vlorë Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat