Vuçiq i bën Putinit dhuratë një qen Sharri, i referohen si ‘racë autoktone serbe’

Lajme

Vuçiq i bën Putinit dhuratë një qen Sharri, i referohen si ‘racë autoktone serbe’

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:22
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Serbia është duke e pritur në vizitë presidentin rus Vladimir Putin dhe ka bërë përgatitje të mëdha për mikun e tyre.

Madje, sic raporton gazeta serbe Blic, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka bërë gati një dhuratë të gjallë për Putin.

Dhurata e Vuçiq për homologun e tij është një këlysh tre muajsh i Sharrit, i cili rritet në territorin e Kosovës, prej nga edhe mban emrin.

Image

“Këlyshi ka shtatë gjenerata prapa dhe bëhet fjalën për racën tonë më të vjetër autoktone, e dihet që presidenti Putin i do pikërisht këto raca”, ka thënë një burim i presidencës për gazetën Blic.

Image

Vlen të theksohet se qeni i Sharrit është racë autoktone ilire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat