Gazetarët ia qesin djerstë Gjuriqit me pyetje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Lajme

Gazetarët ia qesin djerstë Gjuriqit me pyetje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:34
Marko Gjuriq

Marko Gjuriq shihet shpesh teksa flet nëpër konferenca për media, megjithatë një gazetare e televizionit N1 të Serbisë është kujdesuar që t’ia vështirësojë gjërat dhe ta vëj në siklet duke e pyetur për videot që kanë qarkulluar nëpër Serbi në të cilat Oliver Ivanoviq cilësohej si tradhëtar.

Gazetarja e ka pyetur drejtorin e të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë për gjithë atë fushatë që është bërë nga Serbia kundër Oliver Ivanvoviqit, megjithatë ai ka zgjedhur që t’i shmanget kësaj pyetje.

“Familja e Invanoviqit e dinë shumë mirë se çfarë kemi bërë ne për ta, dhe për Ivanoviqin përgjatë kohës sa ishte në burg. Në mund të mos pajtohemi politikisht për gjithçka, megjithatë sot nuk është dita të flasim për ndasitë, por që të flasim për sakrificën. Sepse vrasja e tij është një tragjedi për të gjithë ne”, është përgjigjur Gjuriq.

Megjithatë gazetarja ka insistuar përsëri duke e pyetur për video të cilat kanë qarkulluar, ku thuhej se Ivanvoviq më shumë kujdeset për makinën e tij sesa për serbët e Kosovës.

“ Ju e dini, unë uroj që lufta politike në Serbi kudo të jetë krejtësisht e pastër, por siç e dini për fat të keq nuk është. Unë vetëm mund të them se kam shprehur trishtim për ata që po përpiqen që të manipulojnë me vrasjen e Ivanoviqit për poenë politike”, ka qenë përgjigja shmangëse e Gjuriqit.

E gazetarja e këtij televizioni përsëri ka insistuar se nuk i është përgjigjur në pyetjen e saj.

Kjo e ka vënë në siklet Gjuriqin i cili ka thënë se ajo ishte përgjigja e tij e cila mund të mos i ketë pëlqyer gazetares.

Gazetarja: Por ju nuk mu përgjigjet në pyetjen time…

Gjuriq: Unë iu përgjigja, mbase nuk iu pëlqen përgjigja ime

Gazetarja: Çfarë mendoni për videon ?

Gjuriq: Unë u përgjigja qartë.

Presionin për Gjuriqin e ka shtuar më tepër pyetja e një gazetari tjetër të agjencisë së lajmeve FoNet, i cili e ka pyetur atë nëse i ka parë ato video.

Gjuriq përsëri me një përgjigje diplomatike ka thënë se Lista Serbe në Kosovë ka marrë më shumë se 90 për qind të përkrahjes së serbëve, ndërkohë ka sulmuar opozitën në Serbi, pasi sipas tij po mundohen të manipulojnë politikisht me vrasjen e Ivanoviqit.

Sot vëllai i Oliver Ivanvoiqit teksa ka folur në një vjetorin e vrasjes së Oliverit, ka thënë se është një argument i fortë se pse drejtësia dyshon se Milan Radojicici ka dorë në vrasje, për arsye se ai lidhet me shumë ngjarje që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës duke kujtuar edhe ndërhyrjen e tij në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat