Pronari i “Frutexit” thirrje kompanive: Rritni pagat për punëtorët, që rinia mos ta braktis Kosovën

Lajme

Pronari i “Frutexit” thirrje kompanive: Rritni pagat për punëtorët, që rinia mos ta braktis Kosovën

Nga: N.Sh Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:30
Shaqir Palushi

Pronari i njërës prej kompanive më të mëdha në Kosovë, “Frutex”, Shaqir Palushi u ka bërë thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë, që t’i rrisin pagat për punëtorët, në mënyrë që të kontribuojnë që rinia mos ta braktis Kosovën.

Ai thotë se, kompania e tij, “Frutex” ka të punësuar 160 persona dhe paga mesatare neto është 554 euro.

Ja postimi i tij:

Thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë:

Ti rrisim pagat e punëtorëve.

Kontribuojmë që rinia mos ta braktis Kosovën.

Në kompaninë “Frutex” numri i të punësuarve është 160, paga mesatare neto është 554 Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat