Çfarë ka në çantën e zezë që e mban roja i Putinit…Fati i botës është aty!

Lajme

Çfarë ka në çantën e zezë që e mban roja i Putinit…Fati i botës është aty!

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:21
Çfarë ka në çantën e zezë që e mban roja i Putinit…Fati i botës është aty!

Gjatë vizitës së Vladimir Putinit në Beograd, presidentin rus vazhdimisht e ka përcjellur një truproje që në dorë mbante një çantë të zezë.

Ai nuk do t’i ndahet presidentit rus, kurse arsyeja është që në çantë ndodhen kontrollet për armët bërthamore të Rusisë.

“Çeget”, siç quhet kjo çantë (emrin e ka marrë sipas një maje male në Kaukaz, kurse në përkthim nga gjuha balkarike do të thotë “i zi”), në përdorim ka hyrë nga mesi i viteve të 80-ta.

Në pyetje është sistemi i kontrollit me komunikim të veçantë audio-viziv të sistemit “Kaukaz” dhe i cili për detyrë ka që të mbajë lidhje ndërmjet shefit të shtetit rus dhe shtabit të përgjithshëm në rast të nevojës për përdorimin e armëve bërthamore.

“Çeget” është i lidhur me sistemin “Kazbek” (gjithashtu i quajtur sipas një maje në Kaukaz) i cili i shërben komandës qëndrore për mbikqyrjen e forcave strategjike bërthamore.

Qasje në “Çeget” ka vetëm presidenti i shtetit, edhe pse jozyrtarisht thuhet se qasje kanë edhe ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat