Qenit ilir të Sharrit që Vuçiq do t’ia dhurojë Putinit i bëhet gati edhe pasaporta

Lajme

Qenit ilir të Sharrit që Vuçiq do t’ia dhurojë Putinit i bëhet gati edhe pasaporta

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:29
Qenit ilir të Sharrit që Vuçiq do t’ia dhurojë Putinit i bëhet gati edhe pasaporta

Presidenti rus, Vladimir Putin, çaste më parë ka arritur në Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”, ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo është vizita e katërt e Putinit në Serbi, ndërsa e para ishte në vitin 2001. Për këtë vizitë, ku do të diskutohet edhe për Kosovën, Vuçiq i ka përgatitur si dhuratë presidentit rus edhe një qen Sharri.

Madje atij, sipas portalit serb “Blic” i është bërë gati edhe pasaporta për udhëtim në Moskë.

Ndryshe Qeni i Sharrit që njihet ndryshe edhe si Deltari Ilir, është qen autokton i trojeve shqiptare. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan.

Putin është dashamir i qenve ndërsa në shtëpinë e tij ka 3 të tillë. Shefi i shtetit rus do të mbërrijë nesër në Beograd nën masa të rrepta sigurie. Atë do ta presin në qendër të Beogradit rreth 70 mijë njerëz. Për sigurinë e tij ndërkohë do të kujdesen rreth 5000 policë serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat