Putin: Mbështesim arritjen e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd

Lajme

Putin: Mbështesim arritjen e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:15
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

(E plotësuar) - “Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244” tha presidenti rus Vladimir Putin në Beograd.

Ai tha se autoritetet në Prishtinë morën disa hapa së fundi, siç është formimi i Ushtrisë së Kosovës, e cila, siç tha, është shkelje e rezolutës 1244.

“Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin” shtoi Putin.

Duke përsëritur se ai nuk e sheh një zgjidhje të afërt në perspektivë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin.

“Serbia është gjithmonë e gatshme për negociata dhe kompromis, por nuk pajtohet me poshtërimin” tha presidenti Vuçiq. Të njëjtin qëndrim ai tha se ia ka shprehur edhe homologut të tij rus kur kanë biseduar për Kosovën.

Ai tha se e ka njoftuar presidentin rus me gjithë atë çfarë po ndodh në Kosovë, për siç tha “tarifën ndaj mallrave nga Serbia të vendosur nga ana e Prishtinës dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244”.

“Morëm mbështetje të konsiderueshme nga Putini” tha Vuçiq.

Image
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë udheheq vizitën e një delegacion të lartë shtetëror rus në Serbi.

Më të arritur në Beograd, Putin është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga ana e presidentit Vuçiq.

“Shpresoj se këtu do të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, i tha presidenti serb homologut të tij rus, në fillim të pritjes shtetërore.

Vuçiq e falënderoi Putinin për “mundin, kohën, respektin dhe dashurinë në zhvillimin e raporteve serbo-ruse”. Ai, gjithashtu, e falënderoi Putinin për mbështetjen në mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë.

"Rusia gjithmonë mund të llogarisë se e ka një aleat në Serbi”, tha Vuçiq.

Ndërkaq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fillim të takimit tha se “jam shumë i lumtur që kam rastin të vizitoj Serbinë miqësore, vëllazërore dhe të flas për bashkëpunimin ".

Paraprakisht të dy presidentët kanë vendosur kurora në memorialin "Varrezat e Çlirimtarëve" në Beograd.

Shkëmbimi i dokumenteve dypalëshe të nënshkruara do të mbahet në prani të dy krerëve të shtetit dhe më pas ceremonia e dekorimit me Urdhrin e “Aleksandër Nevski” të Presidentit të Serbisë nga ana e Vladimir Putinit. Të dy presidentët pritet të bëjnë edhe deklarata për mediat.

Kjo vizitë e Putinit nga ana e Serbisë, por edhe disa qarqeve ndërkombëtare, është parë si një vizitë e rëndësishme politike në një kohë kur ekziston një mundësi në rritje e angazhimit të drejtpërdrejtë të fuqive kryesore në botë për zgjidhjen e çështjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Para disa ditësh, Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke destabilizuar Ballkanin duke treguar “rol dominues” në këtë rajon, kanë raportuar gazetat serbe.

Putin i ka bërë këto komente për gazetat serbe, “Veçernje Novosti” dhe “Politika”, të publikuara më 15 janar. Komentet e presidentit rus janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Kremlinit.

Në deklaratat e tij është theksuar edhe njëherë lidhja e ngushtë historike e Moskës me Serbinë, si dhe paralajmërimi për ndikimin perëndimor.

Komentet e tij kanë qenë edhe në kundërshtim me paralajmërimet nga Uashingtoni dhe nga disa vende evropiane që janë të shqetësuara për tentimet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin, duke përfshirë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Në këto intervista, Putin ka rikujtuar edhe bombardimet e NATO-s në Serbi më 1999 gjatë luftës në Kosovë, si dhe pavarësinë e Kosovës.

“Për aq kohë sa situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore që tregojnë rolin e tyre dominues, vazhdon të jetë faktor serioz i destabilizimit”, është cituar të ketë thënë Putin.

***

Presidenti i Rusisë, Aleksader Putin, në konferencë për media ka folur edhe për çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Putin ka thënë se tashmë pozicioni i Rusisë karshi kësaj çështje është i njohur.

“Pozita ruse për çështjen e Kosovës është i njohur”, ka thënë Putin para gazetarëve.

Sipas atyre që janë deklaruar më herët nga zyrtarët e shtetit rus, është thënë se Rusia mbështet çfarëdo marrëveshje e cila është e mirë për Serbinë. 

Ndër të tjera ai ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur taksë ndaj produkteve serbe dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas presidentit rus, këto veprime kanë shkaktuar tensione serioze në rajonin e Ballkanit.

“ Lëvizje te fundit të Prishtinës, vendimi për taksën dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë shkaktuar tensione serioze”, ka thënë ndër të tjera presidenti rus, Vladimir Putin, para gazetarëve në Beograd.

Ndër të tjera të dy presidentët kanë folur edhe për nënshkrimin e dhejtërave marrëveshjeve ndërshtetërore Serbi-Rusi.

***

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës së përbashkët me Presidnetin e Rusisë, Vladimir Putin, ka folur për dialogun me Kosovën.

“Pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje me Kosovën”

“Pas taksës 100% dialogu është bllokuar. Nuk jam optimist, mendoj se zgjidhja nuk është afër”.

Rusia ka qenë gjithmonë aktive në çështjen e Kosovës.

“BE është udhëheqëse e dialogut, mirëpo ka realizim të ulët të marrëveshjeve”.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është formuar”.

“Sipas Rezolutës 1244 është paraparë që të ketë numër të caktuar të forcave serbe në Kosovë”.

“Duhet të respektohet e Drejta Ndërkombëtare”.

“Mosrespektimi i Rezolutës 1244 është  gjë e rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat