Vuçiq dhe Putin tregojnë qëndrimin e tyre për çështjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq dhe Putin tregojnë qëndrimin e tyre për çështjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 17 janar 2019 Në ora: 19:06
Vuçiq dhe Putin

"Kemi drejtimin strategjik të cilin nuk do ta ndryshojmë " është përgjigjja e Vuçiqit në pyetje nëse pret presion më të madh Serbinë për shkak Rusisë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sonte se, Serbia mburret me faktin se është shtet i pavarur dhe i lirë shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen e mediave nëse pret presion në Beogradin që të prish raportet me Rusinë, ai ka thënë se nuk ka asnjë problem se kush çka flet në botë.

“Nuk dua të flas për vendet tjera, por Serbia mburret me faktin se është shtet i pavarur edhe i lirë. Jo vetëm në ruajtjen e integritetit të vetë territorial, por edhe me marrjen e vendimeve”,  ka thënë Vuçiq në takimin e përbashkët me gazetarë me presidentin rus Putin.

Ai nënvizoi ai Serbia merr vendime në bazë të vullnetit të qytetarëve të saj dhe jo në bazë të vullnetit të shteteve tjera.

“Respektoj britanikët, por as ata, as askush tjetër nuk do përcaktoj çfarë vendime do të marrim. Çka shkruajnë gazetat mua as që më përket. Serbia ka drejtimin strategjik, politikën serioze të cilën se ndërroj dhe që vështirë ndokush mund ta ndryshoj- nënvizoi Vuçiq.

“Zgjedhjet janë këtu në një kohë ashtu që secili që fiton dhe kthen politikën në drejtimin tjetër. Përderisa jam president, Serbia do udhëheq politikën që kemi përcaktuar, do të jetë vend i lirë që do udhëheq politikën në dobi të qytetarëve të vetë”, përfundoi ai.

Putin ka theksuar se, raportet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë janë të forta.

“Këto raporte janë krijuar në shekuj dhe kanë rrënjë të mëdha të forta dhe të thella. Serbët dhe rusët janë të lidhur me frymën e fortë edhe të afërt, por siç thonë në Serbi , kur jemi së bashku fitojmë – tha Putin.

Ai shtoi se, Rusia shkeljen e rezolutës 1244 e konsideron “shumë të rrezikshme ". Do të punojmë me të gjithë partnerët që zgjidhja për Kosovën të jetë e drejtë ka përfunduar presidenti rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat