Cila ishte porosia kryesore e Putinit nga Beogradi?

Lajme

Cila ishte porosia kryesore e Putinit nga Beogradi?

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:49
Vladimir Putin

"Qëndrimi i Rusisë në çështjen e Kosovës është i qartë - Moska angazhohet për zgjidhje të pranueshme reciproke ndërmjet Beogradit dhge prishtinës të bazuar në rezolutën 1244 të OKB-së", shkruan “b92”, transmeton “Bota Sot” .

Këtë në Beograd e deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

Ai në konferencën me gazetarë nënvizoi se, Rusia sikurse Serbia është e interesuar që situata në Ballkan të jetë stabile dhe e sigurt. 

"Pushteti në Kosovë ka ndërmarr disa aksione provokuese që kanë përkeqësuar situatën", theksoi Putin duke përmendur vendimin e Prishtinës për formimin e Ushtrisë së Kosovës, që sipas tij përbën shkelje të rezolutës 1244"

"Kjo rezolutë nuk lejon asnjë formacion tjetër ushtarak në Kosovë përveç kontigjentit të OKB-së. Ndajmë shqetësimin e Serbisë, sepse e dimë se hapat si ky shpien në jo stabilitet në Ballkan. Mbështetja jonë do të vazhdoj ", potencoi ai. 

Në pyetjen në lidhje me ndërmjetësimin e mundshëm të Rusisë në dialog, Putin theksoi se Rusia përherë aktivisht ka qenë pjesëmarrëse, por BE është ajo që ndërmjetëson. 

"BE është ndërmjetësuese por pak ka arritur ", tha ai duke shtuar se nuk po realizohet ajo për çka janë pajtuar, në këtë konstest ai përmendi mos formimin e asociacionit të komunave serbe. 

Ai përkujtoi se me rezolutën 12 44 është përcaktuar që një pjesë e policëve serb  dhe kufitarëve të jetë në territorin e Kosovës. 

" Ku janë ata?" pyeti Putin duke nënvizuar se duhet më shumë të respektohet e drejta ndërkombëtare. 

Rusia është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë po zgjidhja të jetë e drejtë dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare.  

" Duhet të bindim partnerët tanë se nëse duam paqe në Ballkan duhet të gjejmë kompromis dh eta mbajmë atë ", përfundoi Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat