Makina me tabela të Shqipërisë alarmoi shërbimin sekret në Beograd

Lajme

Makina me tabela të Shqipërisë alarmoi shërbimin sekret në Beograd

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:13
Makina me tabela të Shqipërisë alarmoi shërbimin sekret në Beograd

Pranë kishës serbe, ku pritej të vinte, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç, ka ndodhur një incident i vogël, kur sherbimi sekret u desh të ndërhyjë për të kontrolluar një makinë me targa nga Shqipëria, raporton RTS.

Sipas shërbimit publik të Serbisë, kjo makinë ishte e dyshimtë për anëtarët e shërbimeve të sigurisë, kështu që ata filluan kontrollin e saj.

Ajo doli megjithatë të ishte një alarm i rremë, sepse makina ishte në të vërtetë një diplomati rus i cili është duke shërbyer në ambasadën ruse në Shqipëri, dhe kjo ishte siç thuhet një makinë në pronësi të ambasadës, sipas RTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat