Petroviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe t’i vërë sanksione Rusisë

Lajme

Petroviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe t’i vërë sanksione Rusisë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:47
Çedomir Petroviq

Në ditën që presidenti rus Vladimir Putin qëndroi (dje) në Beograd, artisti serb Çedomir Petroviq, në gazetën “Danas” shkroi një artikull për marrëdhëniet Serbi – Rusi.

Në këtë shkrim me titullin “Po na vjen shoku Putin”, ai, pasi ka theksua se Serbia nuk ka pasur asnjë dobi nga Rusia, ka kërkuar që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës, t’i vërë sanksione Rusisë, dhe të përpiqet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Pa brejtje të ndërgjegjes pa kurrfarë ndjenje se dikujt i kemi borxh, e më së paku Rusisë, ta bëjmë edhe një përpjekje të madhe dhe me njohje e Kosovës,me vënien e sanksioneve Rusisë dhe harmonizimin e politikës sonë të jashtme me politikën e BE-së dhe të përpiqemi për anëtarësinë Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veriatlantike.

Inatosja taksës së Prishtinës dhe i njohjes së Beogradit është sikur ajo historia se cila është më e vjetër, pula apo veza. Por kësaj radhe të mos mbetemi edhe pa vezë dhe edhe pa pulë”, ka se shkruar Petroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat