Daçiq paralajmëron një lajm të keq për Kosovën

Lajme

Daçiq paralajmëron një lajm të keq për Kosovën

Nga: F.B. Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:34
Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se të hënën më 21 janar edhe një vend tjetër mund të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë Ivica Daçiq e ka bërë për televizionin “Hepi” në Serbi, ndërkohë që ka theksuar se viti i shkuar ishte vit i suksesshëm në tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Beogradi ka pasur sukses që çështjen e Kosovës ta kthej si "temë kryesore të rendit të ditës”, Daçiq theksoi se ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë takimit të djeshëm në Beograd me rastin e vizitës së Putinit ka thënë se për Beogradin është" sukses historik që 12 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës".

"Të gjithë e dinë se na është kërkuar që të bëjmë suspendim të aktiviteteve tona për 6 muaj dhe atëherë do të ketë suspendim të taksave që na janë vendosur. A vlen kjo edhe për Amerikën që edhe ajo të ndaloj së lobuari? Në Këshillin e Sigurimit ata kanë thënë “ ftojmë të gjitha vendet që të pranojnë pavarësinë e Kosovës”. Ne në këtë nuk kemi pranuar dhe vazhdojmë tutje me punën tonë. Nesër vazhdojmë bisedimet dhe të hënën është dita kur mund të pritet edhe një tjetër tërheqje e njohjes", ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat