Putin dje e mori dhuratë një qen Sharri, por ja çfarë incidenti i kishte ndodhur brenda pallatit me një qen tjetër

Lajme

Putin dje e mori dhuratë një qen Sharri, por ja çfarë incidenti i kishte ndodhur brenda pallatit me një qen tjetër

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:29
Putin dje e mori dhuratë një qen Sharri, por ja çfarë incidenti i kishte ndodhur brenda pallatit me një qen tjetër

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje ka marrë dhuratë nga Aleksander Vuçiqi një qen të Sharrit me emrin “Pasha”.

Megjithatë presidenti rus ka edhe disa qen të tjerë në pallatin e tij në Kremlin. E me njërin prej tyre kishte pasur telashe teksa po e prezantonte me disa gazetar japonez të cilët kishin shkuar për një intervistë tek Putini.

Qeni i një rrace japoneze ‘Akita’ me emrin ‘Yume’, në momentin kur futet në sallën ku po e prisnin Putinin gazetarët, kishte filluar të leh, duke krijuar kështu një situatë aspak të këndshme aty.

Megjithatë situata qetësohet pasi Putin e largon atë, dhe ulet për të realizuar intervistën.

Gazetarët japonez me të filluar bashkëbisedimin thonë që ishin të suprizuar dhe të frikësuar pasi që nuk e prisnin një fillim të tillë të takimit.

E Putin duke qeshur thotë se ‘Yume’ është një qen i zgjuar, dhe reagimin e tij e arsyeton me praninë e shumë njerëzve në sallë dhe zërave të shumtë të fotoaparateve të cilët mund ta kenë shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat