Daçiq për tërheqjen e njohjes nga Palau: Nuk dua të vërtetoj as të demantoj, le të mendojë Prishtina

Lajme

Daçiq për tërheqjen e njohjes nga Palau: Nuk dua të vërtetoj as të demantoj, le të mendojë Prishtina

Nga: F.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 09:21
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk do të demantojë as të konfirmojë nëse vendi pacifik Palau është ajo që do të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se nuk do të flasë deri të hënën cili është vendi i 13-të që do tërheq njohjen.

"Përfaqësuesi i këtij vendi do të vie në Beograd, për këtë tash nuk dua të flas për këtë. Unë kam thënë se me 21 janar do të publikohet vendi tjetër që do të tërheq njohjen, ndërsa Prishtina le të mendojë për këtë ", ka deklaruar Daçiq për RTS, transmeton ”Bota Sot”.

Në pyetjen se mediat në Kosovë kanë përmendur Palaun, ai theksoi se është interesant që mediat në Prishtinë tash vetë publikojnë cili vend ka tërhequr njohjen.

"Ministria e Punëve të Jashtme të së ashtuquajturës Kosovë ka demantuar lajmin, por kjo nuk i ka penguar ministrit të jashtëm Pacolli t’i shkruaj letër kryetarit të Palaut ku shprehet habia për këtë hap", u shpreh Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat